interist
Numri i postimeve : 39 Join date : 18/07/2009
| Titulli: Presidenti i Steauas: Motherwelld-Flamurtari ndeshja e kurdisur Mon Jul 27, 2009 6:55 pm | |
| Presidenti i Setauas së Bukureshtit, Gigi Becali, por edhe trajneri i skuadrës në fjalë, Mihai Stoica, kanë akuzuar Flamurtarin e Vlorës se është përfshirë në “mafia bast”, sikurse e quajnë ata. Këto konkulzione të tyre, dy drejtuesit e lartë të Steauas, kundërshtarit të radhës së Flamurtarit në Ligën e Europës, nëse kualifikohej me Modheruellin e Skocisë, nuk kanë ngurruar t’i bëjnë për shtypin rumun.
Duke folur për mediat rumune, konkretisht edhe për dy gazetat më të mëdha sportive të këtij vendi, “Prosport” dhe “Sporturilor”, të cilave po u referohemi, Becali ka nënvizuar: “Si të mos kesh dyshime pas asaj ndeshjeje, Modheruell Flamurtari, e cila përfundoi 8 1! Kushdo që merr vesh nga futbolli, e ka të qartë se shqiptarët e Flamurtarit kanë luajtur kumar.
Ndoshta ata, të pafuqishëm për t’u kualifikuar, kanë luajtur bast, bazuar mbi një rezultat humbës kaq të thellë, i cili natyrisht ka patur edhe fitim shumë të madh. E përsëris, fitorja e tyre 8 1, në kthim me Flamurtarin, për çdo njeri normal është diçka e dyshimtë. Për mua ishte rezultat i fiksuar. | |
|