Titulli: Marko Bashiq largohet nga Vllaznia e Shkodres Fri Jul 31, 2009 11:30 pm
Marko Bashiç është larguar nga Vllaznia e Shkodrës. Lajmi tashmë është zyrtarë dhe këtë e kanë deklaruar drejtues të klubit shkodran.
“Nuk dua të ndalem shumë tashmë te largimi. Per mua tani është një çështje e së kaluarës. Unë u largova nga Vllaznia, sepse presidenti kishte vendosur që nuk i duhesha më. Ky ka qenë arsyetimi që më kanë dhënë dje edhe zyrtarët e klubit, prandaj në këeto kushte nuk ka pse të më ngelet merak”, tha fubollisti.
Bashiç ka falenderuar ish-trajnerin Agim Cana, por edhe tifozerinë. Ndërkohë, pranë Vllaznisë do të “testohen” tre lojtarë të rinj, dy serbë dhe një shkodran, Andi Demja (mesfushor, 23 vjeç).