Dzeko: Do të qëndroj, por nuk jam i lumtur
Shënjestra kryesore e Milanit gjatë këtij afati kalimtar, Edin Dzeko, ka deklaruar se ai do të qëndrojë te Wolfsburgu, por kundër dëshirës së tij.
Sulmuesi boshnjak të shtunën është takuar me trajnerin e Wolfsburgut, Armin Veh, i cili ia ka bërë të ditur vendimin e drejtuesve të skuadrës.
“Do të mbetem te Wolfsburgu, mirëpo nuk jam i lumtur. Do të më pëlqente t’i bashkëngjitëm Milanit, mirëpo unë kam kontratë dhe klubi ka vendosur të mos më lëshojë”, ka thënë 23-vjeçari për “Sky Sport 24”.