Deklarimet e fundit të Andrey Arshavin nuk do t’i gëzojnë tifozët e Arsenalit, pasi që anësori rus ka thënë se do të ishte më se i kënaqur po t’i bashkëngjitej Barcelonës.
“Po të më jepet mundësia të luaj për Barcelonën do të isha shumë i lumtur”, është cituar 28-vjeçari nga “The Sun”.
Arshavin kaloi te Topçinjtë gjatë afatit kalimtar dimëror nga Zenit St. Petersburgu për shumën prej 15 milionë funtesh (17.7 milionë euro).