Me ne fund sulmuesi argjentinas ka vendosur per te ardhmen e tij pasi atij i ka skaduar kontrata me Interin kete vite. Cruz ka nenshkruar nje kontrate 1 vjeqare me Lacion ku ai do perfitoj 1.6 milion euro dhe ne kontrate eshte edhe klauzola e mundesise se vazhdimit te qendrimit te tij tek romaket edhe per nje vjet. Kete lajm e ka bere te ditur klubi romak ne web-faqen e tyre zyrtare.
Cruz te Lacio shihet edhe si zevendesues i Goran Pandev i cili eshte duke kerkuar skuader tjeter. Argjentinasi paraqitjen e tije te pare me fanellen e Lacios ndoshta do ta beje ne ndeshjen finale per Superkupen e Italise e cila zhvillohet ne Beijing me 8 gusht mes Interit dhe Lacios.