Mesfushori i Real Madridit, Roysten Drenthe, është afër kalimit në Fiorentina, transferim që pritet të ndodhë gjatë kësaj fundjave.
Reali i Madridit ka bërë një numër nënshkrimesh këtë verë me Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Raul Albiol që iu bashkuan klubit, dhe do të jetë e pashmangshme që nga ekipi të largohen disa lojtarë.
Roysten Drenthe sigurisht se do të jetë njëri prej lojtarëve që do të largohen. Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, ka caktuar të bëjë një udhëtim në Madrid gjatë vikendit me qëllim që të arrijë marrëveshje me anësorin.
Juan Vargas duket se është në rrugë për të kaluar në Fenerbahce dhe klubi italian beson se Drenthe do të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për të.
Ish-lojtari i Feyenoordit ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje si fillestar në La Liga në sezonin e fundit, dhe është në kërkim të një ekipi tjetër që do t’i ofrojë hapësirë të rregullt në formacionin startues.