Trajneri Deshamps “zbuloi” tri kushtet se si mund të largohet Loriku. Klubi pohoi së nëse Cana qëndron do të mbajë sërish shiritin e kapitenit.Lorik Cana është shndërruar në një çështje të nxehtë te Olimpiku i Marsejës. Nga njëra anë mesfushori shqiptar është në kërkim të një destinacioni të ri (Angli ose Gjermani), dhe nga ana tjetër klubi po përgatitet ta joshë me një ofertë të kënaqshme financiare për ta mbajtur atë.
Trajneri i Marsejës, Didier Deshamps (DD), së fundi deklaroi se “nëse Loriku do të qëndrojë, ai do ta mbajë sërish shiritin e kapitenit”. Lajmin e dha gazeta marsejeze “La Provance’, sipas së cilës, Deshamps pohoi bindjen e tij se shiriti i kapitenit për momentin është i Lorik Canës.
Deshamps paraqiti gjithashtu edhe disa mundësi për largimin Canës: “E para, nëse Loriku gjen një klub që i përshtatet atij; e dyta, nëse ky klub i ofron një rrogë më të mirë sesa ai merr te Marseja; dhe e treta, se unë mendoj se ai nuk mund të gjejë një ambient më të mirë se këtu (tek Marseja), ndoshta më i miri”.
I super-vëzhguar nga Hamburgu në Gjermani, ndërkombëtari shqiptari mund të luajë edhe në Angli me Arsenalin, pasi trajneri i “topçinjve” londinezë, Arsen Venger, e vlerëson shumë. Ideja e re që është hedhur së fundi në treg, është një shkëmbim midis Lorik Canës dhe Uiliam Galasit, kontrata e të cilit në qershor të vitit 2010. Mesfushori 32-vjeçar, i ndjekur gjithashtu edhe nga Interi, nuk duket se mund të kthehet në Ligën e parë franceze, nëse klubi i Marsejës nuk i plotëson kushtet e tij financiare.
Për Lorik Canën të interesuar edhe kampioni i Gjermanisë, Volfsburgu, si dhe nga klubi i Premier Ligës angleze, Totenhemi. /albania-sport.com/
Tri arsyet sipas “DD”-së
1- "Nëse Loriku gjen një klub që i përshtatet atij"
2- "Nëse ky klub i ofron një rrogë më të mirë sesa ai merr te Marseja"
3- "Mendoj se ai nuk mund të gjejë një ambient më të mirë se këtu (tek Marseja), ndoshta më i miri"