Titulli: Emirates Cup,Arsenal mund Atletiko Madridin Sun Aug 02, 2009 1:38 pm
Arsenali arriti të marrë një fitore të përvuajtur 2-1 përballë Atletikos së Madridit në ndeshjen e vlefshme për Emirates Cup. Protagonisti i takimit ishte padyshim sulmuesi rus i londinezëve, Andrei Arshavin, autor i të dy golave për skuadrën e Arsen Vengerit. Të tre golat e takimit u shënuan brenda harkut të tre minutave pranë fundit të takimit.
Arshavin arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 86-të. Vetëm një minutë më vonë Pacheco barazon gjithçka për spanjollët. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim është sërish Arshavin që gjen rrugën e rrjetës, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Në këtë takim Arsenali arriti të marrë 5 pikë, tre për fitoren dhe 2 për golat, ndërsa Atletiko e Madridit mori një pikë, falë golit të shënuar nga Pacheco.