Admin Admin
Numri i postimeve : 195 Join date : 27/06/2009
| Titulli: MILANO: Te henen fillon epoka Leonardo Thu Jul 02, 2009 1:29 am | |
| Gjithë vëmendja do të jetë e përqendurar më shumë tek trajneri brazilian se tek skuadra E ka bërë shumë herë më parë, por të hënën e ardhshme për Leonardon mbërritja në Milanelo do të ketë një shije më emocionuese dhe më të bukur, por jo shqetësuese. Braziliani vjen nga një tokë ku futbolli, në të gjithë format e tij, është argëtim, gëzim, jo frikë, jo problem, jo ankth. Por Leonardo nuk mund të injorojë kuriozitetin, që e rrethon. Mënyra sesi do ta drejtojë Milanin dhe zgjedhjet e tij do të analizohen nga të gjithë. Reflektorët do të përqendrohen më shumë tek trajneri se tek skuadra. Pak a shumë siç ka ndodhur vitin e kaluar tek Interi me ardhjen e Mourinjos. Dhe nuk është e thënë që të jetë një problem. Në krahasim me Milanin e Ançelotit diçka do të ndryshojë. Në pritje për të njohur fatin e Pirlos dhe emrin e sulmuesit të ri, ka mundësi që të vijë një ndryshim i modulit që t’i përshtatet më mirë karakteristikave të lojtarëve. Pema e Krishtlindjes (skema 4-3-2-1), aq shumë e dashur për Ançelotin, do të përdoret vetëm në disa raste të caktuara dhe skema kryesore do të jetë ajo 4-3-3. Idealja për të shfrytëzuar urinë e madhe për gola të qendërsulmuesit (nuk duhet harruar i zakonshmi Inzagi, vendimtar në Champions dhe në ndeshjet e rëndësishme), për dinamizmin e Patos dhe për t’i rikthyer Ronaldinjos atë zonë të fushës që preferon më shumë. | |
|