Fredi Ljunberg
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Fredie Ljungberg, ka frikë nga e ardhmja e Arsenalit dhe mendon se klubi duhet të harxhojë më shumë para për përforcime.
Ljungberg dy herë e fitoi Ligën Premier me Arsenalin dhe tri herë e ngriti trofeun e Kupës FA, duke kaluar plot nëntë vite nën drejtimin e Wenger.
Suedezi thotë se ai është i dëshpëruar kur i sheh rezultatet e Arsenalit në disa sezonet e fundit.
“Kam ndjenjën se situata financiare në klub është ca e shtrënguar, dhe cili është qëndrimi i klubit? Askush nuk del publikisht të thotë se pse nuk harxhohen para. Të gjithë e bëjnë këtë pyetje. Jam i dëshpëruar kur i shoh rezultatet në disa vitet e fundit”, ka thënë suedezi.
---------------------------------------------------------------------------------------
Theo Walcot
Pasi fillimisht ishte lënë anash në fillim të turneut, Theo Walcott dëshiron të përfundojë kampionatin Evropian U21 duke fituar në finale.
Anglia eliminoi nikoqirin e garës, Suedinë, në penalti në gjysmëfinalen e mbrëmshme, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.
Me Gabriel Agbonlahor dhe Fraizer Campbell të suspenduar, 20-vjeçari Walcott pritet të startojë si sulmues i vetëm për finalen e të hënës kundër Gjermanisë, pasi kjo e fundit eliminoi Italinë në gjysmëfinalen e dytë.
“Mezi presim finalen. Kemi dy ditë për t’u përgatitur. Kemi 23 lojtarë të cilët kanë qenë fantastik gjatë gjithë turneut. Kanë qenë kohë fantastike këto të kaluara në Suedi, koha ka qenë e shkëlqyeshme dhe shpresoj se do të jemi të kthjellët të hënën”, ka thënë Walcott.
“Kemi punuar shumë për të arritur këtu, por ende nuk kemi fituar asgjë. Ende duhet ta shkruajmë emrin tonë në atë trofe”, ka shtuar anglezi.